Palët në Komisioni Hetimor për Inceneratorët debatuan ashpër dje për afatin kohor se deri kur duhet të zgjasë puna në këtë komision me Partinë Demokratike që pretendon mbledhjen e fundit 24 shkurtin ndërkohë që PS thotë se janë edhe 8 ditë.

Zëvendëskryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj i është rikthyer debatin përmes një postimni në rrjetet sociale, ku shkruan se në 3 muaj opozita kërkoi vetëm 3 mbledhje, dhe tani kërkon kohë për propaganda.

Ajo nënvizon se komisionin hetimor te cilin qartësisht që nga dita një, opozita ka dashur vetëm ta tërheqë ne justifikime të njëpasnjëshme, pa fund, në retoriken dhe vetëm retorikën për kredo politike, thjesht dhe vetëm për qëllime jo të ballafaqimit me realitetin, por për të ushqyer propagandën e ditës.

“Më shumë se 4 orë debat me opozitën për të punuar 24 orë në 24, për të përfunduar hetimet në një komision hetimor të cilin qartësisht që nga dita një, opozita ka dashur vetëm ta tërheqë në justifikime të njëpasnjëshme, pa fund, në retorikën dhe vetëm retorikën për kredo politike, thjesht dhe vetëm për qëllime jo të ballafaqimit me realitetin, por për të ushqyer propagandën e ditës!

Tre mbledhje në tre muaj ose një mbledhje në muaj, që nga tetori 2021, kur të drejtën për të thirrur mbledhjet e këtij komisioni e ka pasur opozita. Në rast se duan hetim, në prape këtu jemi për të pyetur këdo, por brenda afatit që na ka dhënë Kuvendi! Jo zvarritjes! Jo justifikimit! Jo kredos së rreme publike”, shkruan Felaj.

Në mbledhjen e djeshme Felaj tha se javët e pushimit mes sesioneve nuk përfshihen në afat. Sipas Felaj, punimet e Komisionit përfundojnë më 28 janar, prandaj i bëri thirrje opozitës që të fillojnë punën nga dita e nesërme me hetimet dhe të zbresin në terren për të vëzhguar Inceneratorët.

Opozita u tregua e gatshme që të zbresë në terren, por me kushtin që afati i hetimeve të shtyhej deri më 24 shkurt. Mbledhja u mbyll pa dakordësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re