Komisioni Hetimor për kontratat koncesionare në shëndetësi është shoqëruar me debate mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca, ndërsa në seancë po dëshmon përfaqësuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bexhet Zeqiri.

Debati ka nisur pasi Albana Vokshi ka ndërhyrjë në pyetjen që Plarent Ndreca i ka bërë dëshmitarit.

Deputetja demokrate u shpreh se Ndreca po aplikon skemën e patronazhimit dhe me dëshmitaret, ndërkohë që socialisti insiston se pyetja e tij ndaj përfaqësuesit të KLSH ishte për të vlerësuar sesa kapacitet profesional personi që ka bërë kontrollin.

Sipas Ndrecës, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në pyetjet që bëhen në komision.

Debati:

Vokshi: Zoti, Ndreca ju lutem pyetje që kanë të bëjnë me objektin, jo me jetën personale. Nuk jemi këtu për të marrë në pyetje patronazhistët. Ai që në vitin 2005 ka punuar në KLSH. A mund të kaloni te pyetjet.

Ndreca: Pyetjet e mia i interpretoj unë.

Vokshi: Ju lutem dilni te thelbi

Ndreca: E para është shumë e shëmtut kjo që bëni në sy të dëshmitarit sepse ne jemi një trup këtu. Ju nuk mund të ndërhyni për asgjë që pyes unë dhe as unë nuk ndërhyj do të te pyetjet e kolegut. Se çfarë qëllimi ka pyetja ime dhe çfarë përgjigjesh jep dëshmitari, është një çështje që e gjykon komisioni në fund. Pyetjet e mia kanë qëllimin e vetë, nuk ka asnjë pyetje personale. Por për formimin professional.

Vokshi: Nuk jemi këtu për të gjykuar formimin e profesional të audituesve të KLSH

Ndreca: Unë bëra pyetje, nuk bëra asnjë gjykim. E pyeta për të kuptuar kapacitetin profesional që të krijoj bindjen time sesa formim kanë ata që kanë bërë kontrollin

Vokshi: Nuk ka çfarë të duhet ty

Ndreca: Ajo që më duhet mua nuk ka çfarë të duhet ty. Në momentin që ju ndërhyni në pyetje, ne e ndërpresim seancën dhe nuk bëjmë asnjë pyetje më. Nëse e kaloni dhe këtë kufi do të thotë se nuk ka proces.

Vokshi: Lëre skemën e patronazhimit dhe vazhdoni me pyetjet

Ndreca: Ja zonja kryetare, ja patronazhimi me komisionin hetimor

Vokshi: Po, e keni bërë me të gjithë familjarët tonë. Lërini njerëzit.  Qëndroni te thelbi

Ndreca: Thelbin nuk e përcakton ti, jemi të lirë të bëjmë pyetje.

Vokshi: Vazhdoni me pyetjet zoti Ndreca

Ndreca Po ju kërkoj për të katërtën herë, mos ndërhyni dhe ndikoni te pyetjet, ky nuk është proces, por farsë.

Vokshi: Në lidhje me objektin Sterilizimin dhe Check Up, keni pyetje

(Ndreca vazhdon me pyetjen për dëshmitarin)

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re