Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ka nisur sot marrja në pyetje e dëshmitarëve.

Të parët që janë thirrur janë tre administratorët e inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Administratorja e inceratorit të Tiranës, Arjola Kodra është pyetur në lidhje me pagesën e plotë që merr kompania gjatë afatit kohor 2017-2020, në një kohë kur nuk bëhej incenerimi i plotë i mbetjeve.

Pyetje: Nga viti 2017 – 2020 , shoqëria juaj a ka marrë pagesën e plotë 29 euro/ton për mbetje për gjithë shërbimin
Përgjigjet Arjola Kodra: Shoqëria merr tarifën sic është e shkruar në kontratë
Pyetje: Pra ju po thoni që kompania merr 29 euro/ton mbetje pa bërë incenerim e mbetjeve
Kodra: Ofrohet shërbimi i caktuar sipas kontratës.

Administratorja pranoi se ajo ka formim juridik, dhe nuk ka pasur eksperienca të mëparshme në fushën e përpunimit të mbetjeve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re