Pedagog, Ermal Hasimja:

“Veprimtaria e komisioneve parlamentare nuk është më e lavdishme në Shqipëri nuk kanë funksionuar sepse raporti i forcave kanë bërë që asgjë mos ndryshojë për elementë të ndryshëm. Nuk pret dicka të madhe nga komisionet parlamentare. Nuk do të ketë ndonjë efekt të fortë juridik.

Akuza për manipulim e sotme janë më të rënda se atëhershme, në momentin që ne flasim ajo që akuzohet shumica është më e rëndë sesa aq, nuk ka marifete por flitet për manipulim dhe blerje vote masive më 25 prill. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen si kanë shkuar gjërat më 25 prill, kishte shumë njerëz që e merrnin me skepticizëm për blerjen e votës gjatë mandatit të dytë, dhe më pas u zbulua që historia e përgjigjeve vërtetoi blerjen e votave.
Opozita protestë për Masakrën Zgjedhore? I ka ikur koha protestës në këtë moment, mund të organizonet ose jo por ska vlerë.

“Masakër Elektorale” i beson? Të gjitha pretendimet e PD që janë bërë në kundërshtim me ligjin gjatë fushatës ose para fushatës janë të paligjshme, por si do të quhet është dicka tjetër. vullneti i shqiptarëve për tu përfaqësuar është prekur dhe ndikuar në mënyrë të jashtëligjshme. Jemi mësuar të vëmë faj për ata që e blenë votën por edhe ata që e shesin”, tha Ermal Hasimja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re