Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, ka dëgjuar sot gjetjet e dy ekspertëve ligjorë, lidhur me aktivitetin dhe deklaratat publike që ka bërë presidenti gjatë muajit të zgjedhjeve.

Duke iu referuar rasteve në vende të tjera, eksperti ligjor Erind Mërkuri tha se nuk ka asnjë justifikim që Presidenti të shkelë neutralitetin në një fushatë elektorale, dhe sipas tij kreu i shtetit duhet të jetë korrekt në komentet mbi punën e institucioneve të tjera.

“Presidenti duhet të jetë mbi palët, sjellja e tij nuk duhet të perceptohet si e njëanshme, në favor apo kundër. Sepse kjo e mundëson që të ruajë funksionin e arbitrit në këto kriza. E gjithë qasja për unitetin e popullit, duhet të mbizotërojë”, tha Mërkuri.

Braho: Pyetja ime lidhet me atë që lexuat ju; A duhet të jetë presidenti garant i Kushtetutës?!

Merkuri: Ai është garant i Kushtetutës si çdo institucion tjetër. Në Shqipëri garant kushtetues ka pasur në kohë të ndryshme. Hera e parë ishte në 1932-shin. Garant në këtë kohë doli parlamenti i asaj kohe. Kjo gjë u ruajt dhe nga regjimi komunist. Në 91-shin, kushtetuta e 76-ës u shfuqizua pak. Këtu për herë të parë del garant kushtetues presidenti.

Në atë kohë nuk kishim Gjykatë Kushtetuese. Ajo u krijua një vit pas. Prapë, dhe ligji i ri thotë; Gjykata Kushtetuese është garantë e Kushtetutës. Në 98-ën u hoq nocioni si; presidenti garant i kushtetutës. Me reformën e 2016-ës, rezulton se për Gjykatën Kushtetuese thuhet se gjykon kushtetutën dhe parimet e saj.

Kujtojmë se nisma për shkarkimin e Metës është firmosur nga 49 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutë para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re