Kryetari i Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka dalë në një konferencë për media, ku ka paralajmëruar kolegët socialistë se do t’i padisë për shpërdorim detyre, nëse nuk firmosin dhe depozitojnë kërkesat e informacion, drejtuar institucioneve.

Salianji u shpreh se e administrata e Kuvendit dhe përfaqësuesit politikë kanë detyrim të firmosin dhe të depozitojnë kërkesat e tyre për informacion.

“PS kërkon që ne të mos bëjmë kërkesa për informacion, madje t’i korrektojë kërkesat.

Aktet janë të miratuara dhe administrata e Kuvendit dhe përfaqësuesit politikë kanë detyrim të firmosin dhe të depozitojnë kërkesat tona për informacion, dhe të përgjigjen brenda 5 ditëve, ose do të përballen me kallëzim penal për shpërdorim detyrë.

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për të dhënat e qytetarëve shqiptarë, por edhe për të huajt, të dhëna policore apo sensitive.

Ky komision hetimor duhet t’i shkojë deri në fund hetimit”, tha deputeti demokrat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re