Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji lexoi rendin e ditës, duke i dhënë fjalën edhe ekspertëve.

Salianji në fjalën e tij dhe se kryeministri është jashtë juridiksionit të shtetit, pasi prej tre ditësh nuk kthen përgjigje.

Nga ana tjetër, nënkryetari i komisionit, Toni Gogu u shpreh se sot është radha të flasin ekspertët dhe jo deputetët, duke bërë gjyqin e radhës.

Pjese nga debati:

Salianji: Janë depozituar në sekretari dy shkresa, një me titull propozimi i strategjisë së hetimit dhe një plani i hetimit për TIMS. Besoj se nuk kemi strategji, por kemi direkt plan hetimi dhe do ta arrijmë që ta kapërcejmë këtë. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe mes dy propozimeve.

Gogu: Ligji është i qartë. Mbledhja pati një fillim shumë të mbarë. Kjo nuk ndodh zakonisht. Ligji flet që këtë moment të përgatitjes së draftit të planit të hetimit e drejtojnë ekspertet dhe ju me të drejtë ja dhatë fjalën. E dëgjuam zotin Bici, jo se nuk kishim pyetje, ndërhyrje apo opinione, por në respekt të kapacitetit të tyre dëgjuam me vëmendje. Ju këtë nuk e bëtë, duket sikur doni ta sabotoni. Unë propozoj që të dëgjojmë ekspertët dhe më pas të hapni një seancë me pyetje. Kjo nuk është dita jonë që të vazhdojmë gjyqin e radhës.

Salianji: Këtu jashtë juridiksionit të këtij shteti është kryeministri që nuk kthen përgjigje, është java e tretë. Duhet të ktheje përgjigje edhe për të treguar që në raport me ligjin është i barabartë me të tjerët. Prokuroria e Tiranës nuk sjell ende përgjigje. E ktheu SPAK brenda dy ditësh! Kaq punë ka kjo prokurori?! Sepse kur reagon kryeministri kthejnë përgjigje brenda gjysmë ore. Meqe i ndjekin të kthejnë përgjigje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re