Ditën e nesërme do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për 25 zgjedhjet e prillit.

Mbledhja do të nisë në orën 15:00. Ndërkohë në rend dite do të konstituohet komisioni dhe do të prezantohen anëtarët e tij.

Po ashtu gjatë mbledhjes së parë do të bëhet e ditur edhe deklarimi i qëllimit të ngritjes së komisionit.

Në seancën e 14 tetorit Kuvendi miratoi unanimisht projektvendimi për ngritjen e Komisionit Hetimor.

Rendi i Ditës:

1-Deklarimi i konstituimit të Komisionit Hetimor dhe prezantimi i anëtarëve të tij.

2-Deklarimi i qëllimit të ngritjes së Komisionit.

3-Përcaktimi i detyrave të Komisionit.

4-Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor.

5-Zgjedhja e Sekretarit të Komisionit.

6-Vlerësimi i të dhënave paraprake, që përbëjnë plan paraprak hetimi dhe deklarimi i hapjes së hetimit.

7-Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit.

Komisioni Hetimor përbëhet nga 15 anëtarë, të cilët janë:

Enkelejd Alibeaj Kryetar PD

Toni Gogu Zëvendëskryetar PS

Klotilda Bushka anëtare PS

Blerina Gjylameti anëtare PS

Aurora Mara anëtare PS

Klevis Xhoxhi anëtar PS

Nasip Naço anëtar PS

Petro Koçi anëtar PS

Bardhyl Kollçaku anëtar PS

10.Gazmend Bardhi anëtar PD

Oerd Bylykbashi anëtar PD

Ferdinand Xhaferraj anëtar PD

Ervin Salianji anëtar PD

Kreshnik Çollaku anëtar PD

Petrit Vasili anëtar deputet i pavarur

Xhemal Qefalia anëtar zëvendësues PS

Etjen Xhafaj anëtar zëvendësues PS

Arbi Agalliu anëtar zëvendësues PD

Lindita Metaliaj anëtare zëvendësuese PD

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re