Kryetari i Komisionit Hetimor për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit, Enkelejd Alibeaj, në një prononcim për mediat deklaroi se, sot pati një bojkot pa arsye nga anëtarët e mazhorancës.

Sipas Alibeajt, kemi të bëjmë me një strategji të qartë për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit.

Kërkuan kohë për tu përgatitur dhe konsultuar për mbledhjen e sotme me qëllim njohjen e rregullores dhe sjelljen e amendamenteve të kësaj rregulloreje. Në konsultim me zv. kryetarin Toni Gogu i kam komunikuar që mbledhja pasardhëse do të ishte në datën 20 tetor, ora 15:00, që u dakordua në mbledhjen e parë, e kërkuar prej tyre.  Në orën 15:00 anëtarët u paraqitën në sallën e byros të ndodhur para një befasie të pakëndshme, një bojkot total i të gjithë anëtarëve të maxhorancës. Duket qartë që nuk kishte asnjë arsye. Arsyeja ishte që meqë jemi në javën e gjelbër të Kuvendit, sot po e marrim pushim dhe caktojmë një datë tjetër”, tha Alibeaj.

Në fakt ne jemi këtu jo si detyrim i kërkesës që kemi bërë ne, por si detyrim i vendimit të Kuvendit për të mbledhur në një afat 3 mujor, sot është dita e gjashtë, nesër e shtata, e duket qartë që mungesa e arsyeve e justifikimeve, nuk patën as kohë të na jepni arsyet pse mungoni Është strategji e qartë e pastër për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Unë e kuptoj fare mirë por at që janë nën akuzë jo vetëm prej nesh or dhje dokumenteve ndërkombëtarë është kjo pjesë e maxhorancës. Mazhoranca është e treguar, akuzuar dokumentuar si vjedhësja hajdute shkatërruese e procesit të 25 prillit, është e pritshme që ata të bëjnë gjithcka për të penguar, vonuar zvarritur veprimtarinë e komisionit hetimor.  Nuk e prisja që të ndodhte që në mbledhjen e parë, duke ditur dhe përgjërimet për shtrirje dore, për dialog, për kthimin e veprimtarisë në forcë të plotë të parlamentit e cudia më e madhe ndodh, bojkot nga mazhoranca.  Kjo tregon cila është qasja e Ramës dhe kësaj mazhorance që ka vjedhur zgjedhjet, mandatet e do përpiqet të bëjë gjithcka për të penguar që në sytë e shqitparëve të dalë e vërteta sic është. Unë me kolegët do ndjekim të gjithë hapat proceduriale që kushetuta dhe ligji për komisionet hetimore përcakton”, shtoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re