Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në unanimitet rritjen e rrogave të deputetëve dhe ministrave. Kjo rritje është pjesë e projektligjit për rritjen e pagave të administratës publike, parashikuar në reformën e pagave të hartuar nga mazhoranca.

 

Megjithatë, ndonëse u miratua në unanimitet, ky projektligj nuk ka kaluar pa debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

 

Këta të fundit parashtruan që në fillim kërkesën e tyre për këtë rritje, duke pretenduar se nuk duhet të përjashtohen nga skema e reformës së pagave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re