Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dy dekretet presidentit Ilir Meta për Buxhetin dhe menaxhimin e sistemit buxhetor. Pas votimit në komision, tashmë i kalon seancës së radhës parlamentare.

Gjatë mbledhjes së sotme deputetët e opozitës mbështetën dekretet e kreut të shtetit, por ato u rrëzuan me votat e anëtarëve të maxhorancës.

Presidenti Ilir Meta ktheu për shqyrtim në Kuvend ligjin për Menaxhimin e Buxhetit, pasi sipas tij cënon parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit. Sipas Metës, Qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë Aktin Normativ me fuqinë e ligjit.

Në argumentet e tij kundër miratimit të këtij buxheti, Meta theksonte se ndryshimet e miratuara në Aktin Normativ do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re