Paraditen e sotme Komisioni i Ligjeve miratoi raportin për informim për mbylljen e procedurave për votimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

 

Raporti do t’i kalojë Kuvendit në seancën e sotme plenare. Praktikisht ky raund është i djegur, pasi në Kuvend nuk do të shkojë asnjë kandidaturë.

 

Gjatë mbledhjes, të pranishëm në sallë ishin anëtarët e maxhorancës, ndërkohë që nga opozita ishte vetëm Fatmir Mediu. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e ndiqte mbledhjen përmes transmetimit live në ‘Facebook’ mbledhjen.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re