Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parimrojektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”, i cili është prezantuar në komision nga ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në Komision është votuar me 12 vota pro dhe 6 kundër. Gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision pati debate për mënyrën e funksionimit të tij.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi theksoi se ngritja e kësaj platforme është tregues i qartë i politizimit të administratës.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetit socialist, Damian Gjiknuri i cili tha se ish-kryeministri Sali Berisha e nisi këtë nismë me anë të telefonit, duke vendosur një numër kontakti për të gjithë qytetarët.

Debate ka pasur edhe mes deputetes Ermonela Felaj dhe deputetit Gazment Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re