Skip to content

Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës mbledhje për shkarkimin e Veliajt, Manastirliu pranë selisë së PS

Pas pak pritet të nisë mbledhja e Komisionit të Ligjeve të Bashkisë së Tiranës, ku do të shqyrtohet futja në rend dite të Këshillit Bashkiak çështja e shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Deri tani, këshilltarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak nuk kanë dhënë asnjë vendimmarrje apo orientim për kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë dhe për t’u dëgjuar në mbledhje lidhur me shkarkimin e tij.

Ndërkohë, pranë selisë së PS është parë edhe Orgeta Manastirliu, e cila ka konsumuar një kafe vetëm pak metra larg Bashkisë së Tiranës, në pritje të vendimit që pritet të merret për kryebashkiakun.