Skip to content

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit Begaj

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka vendosur të rrëzojnë kërkesën e PD për të iniciuar shkarkimin e presidentit të Republikës, Barjam Begaj.

Ky raport i Ligjeve, tashmë i kalohet për votim dhe Kuvendit

“Dekreti i Begajt për zgjedhjet është pjesë e shqyrtimit sot në Gjykatë Kushtetuese. Për mandatin e Sonila Bejtjas, Presidenti është brenda Kushtetutës e ligjeve, e papranueshme si kërkesë që të konstatohen shkelje në këtë proces”, theksoi PS.

Partia Demokratike listoi shtatë shkelje, që sipas saj i ka kryer kreu i shtetit. Pasi u hodh në votim,  kërkesa e PD u rrëzua te Ligjet me pesë vota pro dhe nëntë kundër.

-Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës

-Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë

-Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore

-Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’

-S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025

-Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve

-I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private