Ndërsa ditën e enjte (29 maj) pritet të votohet ngritja e Komisionit të Posaçëm Anti-korrupsion, deputeti demokrat Ervin Salianji është shprehur se nuk do të marrë pjesë.

Salianji u shpreh se Partia Demokratike dhe opozita mund do të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama.

“Për mua nuk duhet të kemi pjesëmarrje në një komision i cili u bë në mënyrë të njëanshme, i cili u propozua si platformë elektorale nga Edi Rama që është një hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët për të gjithë situatën që po ndodh sot.

Të besosh që Edi Rama që ka ngritur një sistem korrupsioni, jo vetëm korrupsioni, por edhe krimi të futur në institucionet më të rëndësishme të këtij shteti ka ndonjë merak për reformë.

E dyta, unë nuk besoj që Partia Demokratike dhe opozita mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama. Ky është komision propagandistik, nuk është bojkot fare. Ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi, në reformën territoriale”, tha Salianji.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re