Bashkëkryetari i Komisioni të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj  ka marrë fjalën në nisje të punës nga ky organ.

Ai i ka bërë thirrje kryeparlamentares, Lindita Nikolla që të garantojë zhvillimin normal të këtij Komisioni.

“Duhet të jemi të drejtë dhe të sinqertë me ecurinë e komisionit dhe ngjarjet e fundit. Thërijë ime, siç ishte edhe një javë ë parë, i adresohet zonjës Nikolla, në cilësinë e kryetares së Kuvendit që të garantojë zhvillimin normal të veprimtarisë normale të veprimtarisë së këtij Komisioni. Nga ana ime do jetë kërkesa sistematike dhe insistuese, që nga ana e autoritete, që të garantojë zhvillimin aktiv dhe fizik të veprimtarisë së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e PD i qëndrojmë asaj, që mbledhjet e komisioneve, jo vetëm e këtij, por të gjitha komisionet të jenë me prani fizike”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re