Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh sërish online. Vendimmarrje është bërë nga dy bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj, duke marrë shkas dhe përplasjet e fundit që kanë ndodhur pas protestave të opozitës në Kryesinë e Kuvendit.

Seanca dëgjimore do të jetë me partitë politike dhe kur të arrihet konsensusi, këto ndryshime do të paraqiten në Kuvend. Kujtojmë se këto ndryshime kërkojnë të paktën 84 vota pro.

Alibeaj: Të gjitha partitë politika iu është cuar njoftimi për mbledhjen e sotme, ndaj unë besoj që të paktën nga administrata e komisionit është bërë puna për njoftimin. Por është e mundur që edhe ndonjë parti tjetër politike, që për shumë arsye nuk mund të jetë njofotuar ka të drejtën që të marrë pjesë, të futet në mbledhje online dhe të japë opinionin e tij.

Kanë lirinë e tyre për të shprehur mendimin e tyre, por duhet të kenë në fokus ato që janë objekt i veprimtarisë së komisionit, rekomandimet e OSBE dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në mbledhjen e kaluar pati një seancë dëgjimore me shoqërinë civile, sa i takon reformës zgjedhore. Ka pasur diskutime nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe vëmendja është përqendruar dhe te vota e diasporës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re