Bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka dalë me një mesazh për të gjithë opozitarët. Me anë të një postimi në Facebook ai shprehet se ky komision nuk është vendi ku bëhet show politik.

Sipas Alibeajt, rregullat e lojës janë ato të caktuara, që kur u nis procesi i reformës dhe nuk mund të ndryshohen sa hërë një deputet ndryshon qëndrim.

Partia Demokratike, shkruan Enkelejd Alibeaj është e vendosur për reformë zgjedhore për shqiptarët.

“Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet shoë politik, qoftë edhe për të shkuar drejt rrugës së shpresës. Opozitarizmi nuk është çertifikatë që të mund ta shpërndajë dikush.

Rregullat e lojës janë ato të caktuara, që kur u nis procesi i reformës. Aty, çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar, me kërkesë të vetë PDSH. Secili ka të drejtë dhe detyrim të marrë pjesë, të ulet, të punojmë e të bëjmë propozime opozitare bashkë.

Ashtu siç PD ka bërë deri më tani, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet e ndershme: me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votë për diasporën dhe votim&numërim elektronik. Rregullat nuk ndryshojnë sa herë që ndonjë deputet ndryshon qëndrim. PD është e vendosur për reformë zgjedhore për shqiptarët”, shkruan Alibeaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re