Analisti Fatmir Merkoçi në lidhje “skype” me studion e Fax News ka folur mbi situatën në PD dhe për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ku deri tani janë regjistruar si pjesëmarrëse disa parti si: PS, PD, LSI dhe FRD.

Merkoçi tha se Komisioni i Rithemelimit do të dilte me një kandidat më vete në këto zgjedhje të pjesshme lokale dhe se do të kishte edhe një koalicion me aleatët e tjerë opozitarë. Ndërsa shtoi se pasi kryedemokrati Basha të humbiste në këto zgjedhje, do dilte me justifikimin se kjo humbje erdhi si shkak i grupit tjetër brenda PD.

Merkoçi: Unë jam personi që kam kërkuar një debat public për të zgjidhur problemet. Por mesa duket Lulzim Basha kërkon të thellojë problemin e situatës jo të zgjidhë problemin. Mua më bëri përshtypje ishte takimi që bëri në Korçë sepse u deklaruan emrat dhe ui pa që ishin të gjithë doganierë dhe askush nuk kishte lidhje me PD-në. Kjo tregon se Basha nuk kërkon të bashkohemi. Lulzim Basha të jeni të bindur se nuk do ulet për të arritur asnjë lloj marrëveshje. Ju siguroj se pas zgjedhjeve të 6 marsit pas humbjes do gjejë alibi dhe do thotë se nuk fitoi sepse grupimi tjetër i doli përballë.

Mesa di unë, Komisioni i Rithemelimit do të dalë me nga një kandidat në vete, por ajo që kanë deklaruar është që do kenë koalicion me grupet e tjera.

Pyetje: Sa do preket elektorati i djathtë?

Merkoçi: Tashmë pas asaj cfarë ndodhi, demokratët arritën të rigjejnë veten dhe të kuptojnë se ku janë. Keni parasysh se edhe referendumi i bërë ku u shkarkua Basha, tregon dita ditës se Grupi i Rithemelimit është edhe më i konsoliduar dhe më i fortë me një qëndrim tjetër i shkëputur nga ai i Lulzim Bashës. Unë gjithsesi mbetem tek ajo pjesë që politika është bisedim dhe nuk zgjidhet asnjë lloj problem nëse nuk ulemi të bisedojmë të ulemi të flasim e të gjejmë një rrugëzgjidhje për PD-në që e kanë futur në lojë të dy emrave. Unë gjykoj se PD nuk duhet të mbetet mes dy emrave.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re