Një grup deputetësh anëtarë të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, përkrahës të Sali Berishës kanë mbërritur rreth orës 11:15 në selinë e Partisë Demokratike.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë mbërritur te dera e selisë e cila është e mbyllur. Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri kanë trokitur në hyrjen kryesore por askush nuk u ka hapur dyert.

Grupi i deputetëve kishte planifikuar që brenda ambienteve të PD-së do të zhvillonte një mbledhje, dy ditë para protestës së paralajmëruar të 8 janarit.

Kujtojmë që një ditë më parë, deputetët anëtarë të Grupit të Rithemelimit shkuan në selinë e PD dhe tentuan të futen brenda, por nuk mundën pasi të gjitha dyert rreth e rrotull selisë nuk hapeshin. Sipas Flamur Nokës, deputetët do të diskutonin për axhendën që do ketë grupi parlamentar për vitin 2022.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re