Skip to content

Komisioni i Rithemelimit shkon në selinë e PD-së, Berisha merr vendimin e papritur

Komisioni i Rithemelimit është nisur drejt selisë së Partisë Demokratike, pa Sali Berishën në krye të tyre.

Siç shihet dhe në pamje, shumica e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit kanë hyrë pa asnjë pengesë në PD, forcë politike nga e cila u përjashtuan pak muaj më parë nga Lulzim Basha.

Selia e PD-së tashmë nuk ka dyer të blinduara, të cilat u përdorën si mburojë në tubimin e thirrur nga Berisha në 8 Janar.

Dita e sotme ka qenë me zhvillime të vrullshme në kampin opozitar, ku Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e datës 11 Dhjetor si të ligjshëm, duke e bërë legjitim në këtë mënyrë Komisionin e Rithemelimit në drejtimin e PD-së.

Ivi Kaso tha se vendimi është i paapelueshëm, ndërkohë që nuk ishte i të njëjtit mendim Enkelejd Alibeaj.Ky i fundit ka qenë në statusin e kryetarit të komanduar në PD, por pas vendimit të sotëm të Gjykatës pozicioni i është vënë në pikëpyetje, për shkak se Kuvendi i 11 Dhjetorit, nuk i njihte strukturat e tjera.

Sali Berisha mposht Lulzim Bashën edhe në Gjykatë, njihet Kuvendi i 11 Dhjetorit

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb