Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se qëndrimi i tij është që të arrihet një dakordesi me opozitën për një kandidat të mundshëm për President, më pas emri i dakordësuar nga opozita t’i përçohet mazhorancës.

Në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, Mediu theksoi se figura e presidentit mos fokusohet vetëm te eksperienca në politikë por në të gjitha fushat e tjera.

Do të pranonin kandidatë të propozuar nga Komisioni i Rithemelimit? “Si aleance për ndryshim kemi vendosur që propozimet do ti bëjmë brenda opozitës, jashtë opozitës asnjë qëndrim. Unë nuk i ndaj as të rithemelimit apo ca emri i vini ju. Të gjithë deputetet të marrin pjese ne negociata qe te dalim me një kandidat të përbashkët, presim të na sjellim propozimet dhe ti diskutojme. Unë kam folur dje edhe me Bylykbashin, Bocin, Alibeajn, koleget e grupit aleanca për ndryshim dhe ky ka qenë qëndrimi ynë, duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për kandidat dhe me pas t’ja paraqesim mazhorancës. Siç e shikoj nuk do ketë kandidat ditën e hënë”,tha Mediu.

Kandidati për president duhet të jetë nga fusha e politikës apo do të jetë gjithpërfshirës? “Është absurde që politika të përjashtoj politikën, ka emra të lartë në fusha të caktuara por nuk mund të ngushtojmë në profil të caktuar të kemi pikëpamje të gjerë dhe e rëndësishme është që të plotësohen kriteret.

Mazhoranca – Fillimisht duhet të biem dakord me opozitën për emrat e kandidatëve, pastaj këto emra do ti përcillen mazhorancës”, tha Mediu.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re