Komisioni i Shëndetësisë në Kuvend ka dalë me një apel publik sa i përket situatës nga koronavirusi.

Grupi i anëtarëve, i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për të ndaluar përfaqësuesit e vet që të përhapin panik.

“Deputete te Komisionit te Shendetesise ne Kuvendin e Shqiperise po ndjekin dhe vleresojne masat e marra per perballimin e situatës se emergjencës të krijuar në Shqipëri si pasojë e përhapjes në shumë vende të botës së virusit COVID-19 dhe nevojën për solidaritet me bluzat e bardha të cilet kane pergjegjesine kryesore.

Ne konstatojne me shqetesim disa veprime keqdashese te disa personave politikë që synojnë të perhapin panik, mosbesim tek stafet mjekesore dhe demoralizim.

Per kete qellim bazuar ne Nenin 267 te Kodit Penal ne Republiken e Shqiperise kemi vendosur te kallzojme penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.

Gjithashtu i bëjme thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik.

Kallzimi i plote penal do te depozitohet neser ne mengjez ne Prokurorine e Tiranes”, thuhet ndër të tjera në mesazhin publik. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re