Këtë të martë (11 qershor) është mbledhur Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, ku pritet të dëshmojë, Ardit Muço, Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit.

Muço ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura, dhe sipas ligjit do të vendosë komisioni me vendim të ndërmjetëm për mënyrën sesi do të zhvillohet.

Pasi Komisioni votoi, me votat e PS, u  vendos që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura, njësoj siç u zhvillua për tre dëshmitarëve të javës së kaluar, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe drejtori i Drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

“Shpresoj mos t’ju zërë gjumi si në mbledhjet e kaluara”, ironizoi Salianji mazhorancën, pas votimit.

Po sot, në orën 13:00 do të dëshmojë Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit. Ndërsa në orën 14:00 do të dëshmojë Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re