Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ishte e ftuar në studion e Fax News ku komentoi opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se tregoi qartë që Presidenti kishte vepruar në zbatim të ligjit dhe Kushtetutës.

Xhixho tha se Parlamenti dhe qeveria bënë përpjekje për të kapur reformën dhe Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shtoi se nuk ndoqi rregullin e përzgjedhjes duke shkaktuar nga ana tjetër me ndërhyrjen e KED, një përplasje institucionale.

“Ka vetëm një mënyrë për të lexuar raportin e fundit të Komisioni i Venecias (KV), pas një situate të thirrur nga mazhoranca ku kishte një përplasje mes Kuvendit dhe Presidentit. KV e thotë shumë qartë se përplasja nisi për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese por edhe procedura ligjore. Duhej të ishte një process shumë të kujdesshëm, KED duhej të ishte e kujdesshme që të respektohej ajo radhë që parashikon Kushtetuta, ku më parë duhej të ishte Presidenti që propozonte, më pas Parlamenti. Paraqiti në të njëjtën kohë edhe Parlamenti edhe Presidenti, që e vendosi këtë të fundit në një situatë shumë të vështirtë për bërë një shkelje anti-kushtetuese.

Për 4 vende ishin 6 kandidatë, njëri institucioni influenconte në përzgjedhjen e institucionit tjetër. Vendimi i parlamentit për të betuar Arta Vorpsi para noterit, ishte një kapje flagrante që donte ti bënte Kushtetutës. Të gjitha vendimmarrjet e presidentit kanë qenë në zbatim të Kushtetutës. Së pari u pa qartë se kush donte kapjen e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë. Nga ana tjetër se kush ishte institucioni që kërkonte zbatimin e Reformës në Drejtësi në zbatim të ligjit. Mesazhi më i mirë i KV është se duhet të fillojmë të respektojmë shtetin e së drejtës. Kush e zbatoi këtë është shumë e qartë”, tha Xhixho.

Në lidhje me procesin e integrimit, Xhixho tha se nuk do të ketë dritë jeshile pa zbatimin e kushteve, ndërsa shtoi se krijimi i standarteve europiane në Shqipëri është aspiratë e 90% të shqiptarëve.

“90% e shqiptarëve besojnë dhe e dëshirojnë aspiratën për të ndërtuar standartet europiane në Shqipëri. Në 24 mars që u dha një “Po” parimore për Shqipërinë por që u dhanë fatkeqësisht 5 kushte. BE tregoi se është pro anëtarësimit, por pa plotësuar këto kushte nuk mund të avancojmë, në një përgjegjëse duhej të kishte nisur puna për zbatimin e kushteve”, tha përfaqësuesja e LSI-së”, tha ish-deputetja.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re