Komisioni i Venecias ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e Kuvendit shqiptar për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Sipas një njoftimi zyrtar të Komisionit të Venecias, kërkesa u paraqit nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në 13 Shtator 2024.

Në njoftim thuhet më tej se shqyrtimi i kësaj çështjeje do të kryhet brenda datës 6-7 Dhjetor të këtij viti.
