Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, në lidhje bllokimin e Komisionit të Reformëz Zgjedhore.

Vasili e cilëson atë si komision të vrimave dhe bodrumeve që shit-blerë nga Rama dhe është ilegjitim.

Ai shton se opozita është e palëkundur në misionin e saj, deri në momentin që do të zbatohet kërkesa e bërë nga 47 deputetë për ripërbërjen e komisionit.

“Kimisioni i vrimave dhe bodrumeve është ilegjitim pasi është kthyer në plackë tregu në duart e Ramës, për ta blerë dhe shitur si i intereson atij

Opozita mbetet e palëkundur nga vendimi i saj. Ky dokument i firmosur nga 47 deputetë të opozitës, ka kërkuar ndryshimet në përbërjen e komisionit.

Damian Gjiknuri që është bashkëdrejtues, në vitin 2019 u bë  në atë bashkëkryetar duke zëvendësuar Çuçin, pse mohohet se e njëjta e drejtë ndaj opozitës.

Një nga elementet themelorë është që ky komision i mazhorancës, i shit-bler, komision që nuk ka opozitë brenda, ka pasur tmerr të diskutojë masakrat e 2021 dhe ato të 14 majit.

Këto masakra duhet adresuar, sepse nuk duhet të harrojmë që në 2021 kanë votuar 1.7 milion shqiptarë, ndërkohë që censusi na tregon që nuk kemi as 2 milion shqiptarë.

Në këto kushte opozita kërkon në mënyrë të palëkundur t’i kthehet legjitimiteti kimisionit.

PS kur ka qenë në opozitë, ka gëzuar të gjithë drejtat e saj. Mazhoraca e kohës ka pranuar edhe  sistemin zgjedhor të propozuar nga opozita e kohës” tha ndër të tjera Vasili.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re