Skip to content

Komisioni për Capitol-in: Ç’bëri Trump në tre orë trazira?

2022 07 22T005906Z 205238186 RC2OGV97ZSPF RTRMADP 3 USA CAPITOL SECURITY.webp

Donald Trump zgjodhi qëllimisht të mos reagonte për më shumë se tre orë gjatë sulmit në Kapitol, sipas kongresmenëve që hetojnë atë që ndodhi më 6 janar 2021.

Anëtarët e Kongresit, të cilët po hetojnë trazirat e Capitol-it më 6 janar 2021, thanë se presidenti i atëhershëm Donald Trump zgjodhi qëllimisht të mos reagonte për më shumë se tre orë, ndërsa mijëra mbështetës të tij mbushën ndërtesën në një përpjekje për të bllokuar konfirmimin e fitores zgjedhore Joe Biden, raportojnë agjencitë.

“Presidenti Trump u ul në tryezën e tij të ngrënies dhe e pa sulmin në televizion, ndërsa ndihmësit e lartë, këshilltarët më të afërt dhe anëtarët e familjes i lutën të bënte atë që pritet nga çdo president amerikan”.

Kongresmeni Adam Kinzinger, gjithashtu anëtar i komisionit, tha se Trump refuzoi të vepronte sepse një “turmë” kishte ndaluar konfirmimin e votave elektorale. Numërimi i votave u ndërpre dhe u vonua me orë të tëra.

“Turma realizoi atë që dëshironte Presidenti Trump, kështu që sigurisht që ai nuk ndërhyri”, tha Kinzinger, i cili është një republikan.

“Presidenti Trump nuk humbi rastin për të reaguar. Ai zgjodhi të mos reagonte”, tha kongresmeni.

Komiteti nëntë anëtarësh i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte trazirat tregoi video të redaktuar të dëshmisë nga ndihmësit kryesorë të Shtëpisë së Bardhë të Trump, ndërsa të dy dëshmuan drejtpërdrejt, për të vërtetuar pretendimet e komitetit se Trump i pa trazirat në televizion dhe nuk bëri asgjë për ta ndaluar atë për orë të tëra.

Në fjalën e tij të hapjes, kongresmeni Bennie Thompson, një demokrat dhe kryetar i komisionit, tha se Trump “nuk u ndikua nga këshilltarët, as nga aleatët e tij, as nga thirrjet e rebelëve, as nga lutjet e dëshpëruara të njerëzve që përballeshin me një turmë. “

 Seanca dëgjimore e së enjtes mbrëma duhej të ishte e fundit, por anëtarët e komisionit tani thonë se po vazhdojnë të mbledhin informacione rreth trazirave dhe mund të mbajnë më shumë seanca dëgjimore në shtator dhe më tej.