Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është ndalur të flasë për mediat, ku u pyet në lidhje me Komisionin për Deziformimin të propozuar nga mazhoranca dhe po ashtu për një emër të mundshëm për zgjedhjet qe pritet të mbahen në Himarë.

Sa i takon komisionit për Dezinformimin që u konstitua sot nga mazhoranca dhe ku opozita nuk mori pjesë, Bardhi tha se ajo është një iniciativë e njëanshme dhe si e tillë duhet të vazhdojë.

“Ne nuk kemi asnjë kontakt me përfaqësuesit mazhorancës. Kjo është një iniciativë e njëanshme e Grupit te PS, dhe do të duhet të çohet përpara po si e tillë.

Nëse kanë vullnet për të luftuar fenomenet korruptive, ta nisin nga fenomeni korruptimi në zgjedhjet.

Ai është një Komision që i shpall luftë ligjit Anti-Mafia. Kjo është një detyrë verë për Braçen dhe Xhafën, meqë nuk kishin se me cfarë të merreshin dhe ta zene veren me kete pune” tha Bardhi.

Sa i takon zgjedhjeve në Himarë dhe një kandidati të mundshëm të opozitës, Bardhi tha se në mbledhje nuk është diskutuar për këtë dhe se do të ketë një mbledhje Kryesie që do të vendosë.

“Kjo është një vendimmarrje që i përket kryesisë së partisë. Sot unë jam këtu për të  folur për cëshjet e diskutuar në mbledhjet e grupit parlamentar.

Për këtë cështje do të mblidhet besoj kryesia dhe do të vendosë” përfundoi ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re