Ka nisur Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, seanca e radhës për marrjen në pyetje të dëshmitarëve, në lidhje me procedurat e marra për ngritjen e Inceneratorit të Elbasanit.

Janë 7 dëshmitarë të cilët në vitin 2014 ishin anëtarë të Komisionit për dhënien e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit. 2 dëshmitarë janë përfaqësues të Bashkisë Elbasan, 4 dëshmitarë janë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Ish-Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe 1 specialiste e prokurimeve.

Inceneratori i Elbasanit është sekuestruar nga SPAK si vend krimi, dhe kjo pasuri po menaxhohet nga përfaqësues të shtetit.

Që në nisje të seancës, deputetët i kanë shtruar pyetje dy përfaqësuesve të agjensisë shtetërore të menaxhimit të pasurive të sekuestruara, Faraudin Arapo – Administrator i shoqerisë “Intergrated Technology Servis” shpk dhe Arjan Baci – Administrator i shoq. “Albtek Energy” shpk.

“Unë jam Faraudin Arapi, jam emëruar me vendim gjykate si administrator. Në momentin e marrjes së inceneratorit ka qenë në punë, ka prodhim energjie, por nuk ka shitje të saj, për shkak se nuk ka një kontratë me OSHEE-në”.

Administratorët thanë se në inceneratorin e Elbasanit janë prodhuar rreth 13 milionë kilovat, por në momentin që flasim aty kryhet vetëm depozitimi i mbetjeve, ndërkohë që u evidentua dhe gjendja e vështirë ekonomike, në të cilën u mor në dorëzim kompania.

Arjan Baci tha se për momentin bashkitë e qarkut të Elbasanit nuk paguajnë asgjë për procesin e përpunimit të mbetjeve.

“Di të them që ladfillimi dhe incenerimi deri tani, nga bashkitë e qarkut të Elbasanit kostoja ka qenë zero, kaq di të them. Nuk ka pasur arkëtim nga prodhimi i energjisë, pasi nuk ka një vendim nga ERE se kush e ble energjinë që prodhohet”, tha Baci.

Ndërkohë që kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, zbulon se kompania që administronte inceneratorin e Elbasanit, përpara se ai të vihej nën sekuestro, ka përfituar nga garancia sovrane e qeverisë për shlyerjen e pagave.

Debatet: 

Arben Pëllumbi: A ka qenë inceneratori ka qenë në punë?

Arjan Baci: Impianti ishte funksional dhe ishte nw rregull.

Arben Pëllumbi: Vazhdon të prodhojë energji?

Arjan Baci: Ishte funksional dhe prodhonte energji elektrike në momentin e marrë në përdorim.

Jorida Tabaku: A shitej, zbatohet neni i kontratës, përpara s etë merrej në dorëzim?

Arjan Baci: Arkëtime nga shitja nuk ka pasur, por prodhimi është bërë.

Faraudin Arapi: Është deferkt i ERE që nuk merr vendimin, o energji elektrike, o të rinovueshme.

Jorida Tabaku: Një problem që s’kishit lidhje me pandeminë dhe morët garanci sovrane. Gjatë miratimit të kontratës nuk është marrë miratimi i ERE, kusht ministër i Infraktukturës që ka dhënë lejen, pa marrë miratimin e ERE-s për shitjen e energjisë.

Faraudin Arapi: Edhe me çmim 8.3 lekë është shoqëri fitimprurëse

Anila Denaj: Nuk ka limituar bizneset në raport me bankat dhe vendimmarrja është tek banka për të gjykuar për riskun financiar dhe për çdo kompani që ka punonjës, përgjegjësia e qeverisë që të mos lërë asnjë punonjës pa një pagë. Që të abuzosh për garanci sovrane nuk është pasaktësi nga ana juaj, por një mënyrë për të defokusuar vëmendjen e opinionit publik.

Jorida Tabaku: Shqetësimi im është kur bizneset u mbyllën janë paguar paga 4  mijë euro për koncesionarin e Elbasanit

Arben Pëllumbi: Donit që impianti të mbylleshe dhe të qelbej nga e para?

Luciano Boci: Sa energji prodhohet në muaj?

Arjan Baci: Përpunohen mbetjet vetëm duke u landfilluar se të ardhurat janë zero, se bashkitë e Elbasanit i lanfillojnë mbetet me kosto zero

Luciano Boci: I bëjnë falas? Kush i përballon kostot

Arjan Baci: Deri kostot kanë qenë zero

Luciano Boci:2 Bashki thonë se se nuk përballojnë dot kostot

Arjan Baci: Landfillimi dhe incenerimi deri kur e kemi marrë në dorëzim nga bashkitë kanë qenë zero

Faraudin Arapi: Brenda javës do të nisë incenerimi

Luciano Boci: Pra vizita ishte falso se para kamerave u dëshmua që punon inceneratorit, sot ju falënderoj se është një përgjigje e sinqertë që nuk inenerua

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re