Projekti i Portit të ri të Durrësit ka sjellë debate të forta në Komisionin e Ekonomisë mes mazhorancës e opozitës.

 

 

Deputeti demokrat, Edmond Spaho kërkoi të ishin të pranishëm personat që kanë firmosur për marrëveshjet, konkretisht ministret Balluku e Ibrahimaj ndërsa përfaqësuesit që ishin në komision i quajti ‘hidraulikë’.

 

Spaho u kundërshtua nga socialistët Braçe e Shalsi ndërsa në debat u përfshinë  edhe Dashamir Shehi, Agron Shehaj, Jorida Tabaku dhe Arbër Agalliu.

 

 

Braçe: Nuk ka asgjë për të fshehur. Sa kohë këtu kanë ardhur të gjitha dokumentacionet e nevojshme… Fole ti vëlla, të ndërhyri njeri? Një fjali kam thënë. Po deshe, po  s’deshe ska gjë po sdeshe ska rëndësi. Do lutesha të vijnë të gjitha, fije për fije, fletë për fletë.

 

Spaho: Të vijë ministrja.

 

Braçe: Ik ore pirdhu. Të vijë ministrja. Për cfarë të vijë? Që ta shash ti?

 

Spaho: Ka përgjegjësi penale.

 

Braçe: Ta shash ti të vijë? Nuk vjen që ta shash ti.

 

Spaho: Nuk ka kurajo.

 

Braçe: Boll ore tani. S’vjen për ta sharë jo. Sa ke hyrë këtu, vetëm ke sharë.

 

Shalsi: Nuk ka as interes.

 

Braçe: Mos hajde këtu. Muhabete koti. Boll ore, muhabet koti.

 

Spaho: Tërhiqi fjalët!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re