Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se ky komision i është drejtuar me kërkesë për informacion disa institucioneve, në mënyrë që të zbulohet e vërteta në lidhje me koncesionet.

“Kemi mbledhur dokumentacionin për t’ua drejtuar institucioneve. Shkresa e parë i është dërguar “Kryeministrisë”, më tej KLSH-së ku kemi kërkuar të gjitha llojet e auditimeve bashkë me shkresat shoqëruese për të hartuar raportet e tyre. I jemi adresuar për procedurën ligjore edhe Ministrisë së Financave, APP dhe Ministrisë së Shëndetësisë. I jemi drejtuar ministres Alban Koçiu për fondet që i janë dhënë koncesioneve për çdo vit dhe për muajt e 2024”, deklaroi Vokshi./Syri.net

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re