Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të PD, pasi ka zgjedhur të kandidojë për deputet në Gjirokastër Tritan Shehun, i cili u s’kualifikua më herët nga ky komision.

Lajmin për kandidimin në Gjirokastër e ka dhënë vetë Shehu me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Nderkohe qe Lulzim Basha, kryetar zyrtar i PD, as premtimin per te mbrojtur “krijesen” e vet Komisionin e Perzgjedhjes se kandidateve per deputete nga anetaresia, nuk ka mundur ta mbaje.

Imagjino te mbaje premtime 700 milione eureshe ne vit per dyfishim taksash, pensiuonesh, “markim” me para te femijeve deri kur te martohen dhe premtime te tjera!

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Per mua eshte nje privilegj i vecante te rikandidoj ne Qarkun e GjirokastresLidhjet e mia me Gjirokastren. Permbysja e 25 Prillit nje domosdoshmeri.

Pse ne dorezuam mandatet? Shume shpejt mbas 25 Prillit do te zhvillohen edhe zgjedhjet lokale. Gjirokastra e Qarku teresisht te diskriminuara e te zhytura ne varferi e braktisje.

Ky rregjim ka mentalitetin e Esat Pashes. Ky rregjim na largon nga identiteti yne Europian e Perendimor. Rama pengon qellimisht integrimin.

Qarku i Gjirokastres i ka te gjitha mundesite dhe resurset per tu zhvilluar. Keq menaxhimi i Epidemise Covid, katastrofal per vendin.

25 Prilli dita e ndryshimit te madh. Kushdo qe do te guxoje te preke voten do te perfundoje si ai bust me 20 shkurt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re