KOMISIONI VATRA ka risjellë në vëmendje edhe një herë tjetër vendimin e marrë në mbledhjen e fundit që në datën 5 Tetor 2019 se vendimi i kryesisë së Vatrës me mandat të përfunduar për një Kuvend të VATRËS me 19 Janar 2020 në Michigan është i pavlefëshëm dhe jashtë Kanunores.

Komisioni sqaron për të disatën herë edhe arsyet përse kryesia nuk ka të drejtë të caktojë ditën e Kuvendit.

 

Në bazë të nyjes 29 të Kanunores Kryesia nuk ka më të drejtë të caktojë ditën e Kuvendit. Jo vëtëm kryetari dhe kryesia janë me mandat të përfunduar qoftë nga Kanunorja qoftë dhe nga Amandamentet e cfyqizuara nga vetë ata por kanë unzurpuar godinën e VATRËS duke mos lënë komisionin të kryejë punën e tij. Ky kryetar dhe kjo kryesi e morën këtë vendim vetem pas paraqitjes së gjitha fakteve nga KOMISIONI VATRA 5 Tetor 2019 që tregojne shkëljet e rënda të kanunores. Duke injoruar çdo rregull të insitutit ky kryetar dhe kjo kryesi vazhdojnë të marrin vendime jashtë mandatit të tyre.Dita e Kuvendit të VATRËS është me 25 Prill 2020 në Neë York dhe jo në Michigan tek drejtuesit e degës që solli me arrogancë dhe manipulime Mishton në krye të VATRËS i cili e çoi këtë organizatë kombëtare drejt një shkatërrimi insititucional, përçarje dhe shkelje të fjalës së lirë.Sipas Nyjes 15: Komisioni me ane të Kryetarit ve ne veprim vendimet të votuara ne Kuvent dhe përkrah Kryetarin për të mbaruar detyrat e tij ne kufi të Kanunores dhe Rregullores. Kjo kryesi dështoi plotësisht të bënte një gjë të tillë.

 

 

KOMISIONI VATRA 5 TETOR 2019 gjithashtu dënon me forcë deklaratën e fundit të Dritan Mishtos të cilën e konsideron si aktin e fundit të demagogjisë dhe hipokrizisë së tij.

 

 

Ashtu siç deklaron dhe vete që ishte i vetmi kandidat si kryetar i VATRES me një platformë u pa qartë se kjo platformë ishte shkatërrimi i insitutit të VATRËS dhe përçarjes së saj. Këto 2 vjet e gjysëm ai nuk harroi asnjëherë ta plotësonte këtë program.Që në 3 rreshtat e para të deklaratës së tij ai shprehet se: “viti 2019 shënon edhe përfundimin e mandatit tim si Kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA”. Ateherë me të drejtë lind pyetja kur në vitin 2019 dhe në bazë të kujt nyje të Kanunores? Pyetje që as ai dhe as analistët e tij nuk kanë guxim ti përgjigjen.

Ai në deklaratën e tij shprehet se: “U ruajt pothuaj e pandryshuar përbërja e anëtarësisë së Këshillit të Vatrës, jo vetëm si vlerësim për punën e mëparshme të anëtarëve të këtij Këshilli, por edhe sepse gjithnjë kam këmbëngulur që Këshilli i Vatrës duhet të ketë autoritet mbi Kryesinë”.

Ai e di shumë mirë që numrin e Këshillt Drejtues jo vetëm nuk u aprovua nga Kuvendi por dhe u shtua në numër me njerëz sipas dëshirave të tij. Këshilli Drejtues i VATRËS është mbledhur vetëm 2 herë në 2 vjet gjysëm nga 6 herë minimalisht në vit që e kërkon nyja e 16 e Kanunores. Të gjitha vendimet e VATRËS që nga 3 Mars 2018 janë marrë vetëm prej tij dhe me bindjen e Kryesisë dhe asnjë nga Këshilli Drejtues.Ai shprehet për Komisionin e Garancive të Kanunores, një Komision që u krijua sipas dëshirës së tij për ti përshtatur atij Kanunoren sesa për ta mbrojtur Kanunoren. Sipas Nyjes 77 të Kanunores Çdo ndryshim i bere ne Kanunore dhe Rregullore prej një Kuvendi mund të behet vetëm me pëlqimin e dy të tretave të votave të përfaqësuara në Kuvend. Ky komision jo vetëm që nuk aprovua nga Kuvendi 2017 por e vetmja gjë që bëri ky Komsion është chfyqizimi i amandamenteve të Kanunores që ishin aprovuar nga Kuvendi i VATRËS më 2015.Arsyeja ishte pasi këto amandamente kërkonin të ishe 5 vjet në VATËR te kandidoje për Kryetar kërkesë që Dritan Mishto nuk e plotesonte. Kur e fillon me shkelje do ta përfundosh me shkelje. Ky cfuqizim la VATRËN të kthehejë në fuqi Nyjën 11 të Kanunores që do të thotë që kryetari zgjdhet vit per vit dhe jo më njëherë në 2 vjet siç lejonin amandamentet e Kanunores. Mishto nuk u lodh shumë, thjesht i shkatërroi dhe i shkeli të dyja.Ai është i vetmi kryetar që i ka mbyllur derën e VATRËS Vatranëve.

 

KOMISIONI VATRA risjell në vëmendje edhe sjellet e Dritan Mishtos mbi marrëdheniet Shqipëri-Greqi dhe faktin që kurrë nuk reagoi ndaj deklaratave të turpshme të Nikalos Geixh se Himara është Greqi. Komisioni boton edhe deklaratën e tij të para pak kohëve më parë.

 

 “Unë përsonalisht jam i mendimit se çështja çame, si një plagë e dhimbshme duhet trajtuar me kujdes, mençuri dhe dashuri. Duhet trajtuar me kujdes sepse kërkimet më të fundit po tregojnë gjithnjë e më shumë afrimin genetik mes shqiptarëve dhe grekëve. Duhet trajtuar me mençuri sepse prej shekujsh shqiptarët, apo të njohur si arvanitasit, kanë jetuar dhe jetojnë në Greqi, duke u pasuar tre dekadat e fundit edhe me qindra mijëra shqiptarë, mes të cilëve ka një numër të lartë martesash mikse, me lindjen e dhjetëra fëmijëve shqiptaro-grekë dhe greko-shqiptarë. Duhet trajtuar me dashuri sepse me kaq shumë ura lidhëse, vetëm një marrëdhënie e mirë dhe e afërt mes dy vendeve dhe popujve do të lehtësojë zgjidhjen e çështjes çame. Dashuria mes popujve tanë duhet t’i paraprijë qëndrimeve të qeverive, të cilat kur bien në duar të gabuara dhe dritëshkurtra shkaktojnë tragjedi. Faktet historike tregojnë se marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë njohur përkeqësim të dukshëm pas pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Osmane dhe është detyra e çdo shqiptari të mirë të dalë mbi këtë mentalitet përçarës oriental.

 

 

VATRA, shton Komisioni, qe ne kohen e krijimi te saj me Konicen dhe Nolin e kanë akuzuar Greqinë si një nga armiqtë kryesor të Shqipërisë që nuk donin ekzistën e kombit dhe shtetit shqiptar në Ballkan por vetëm asimilimin e tij.

 

Faktet historike deri më sot kanë provuar një gjë të tillë. Ligji i luftës që ëkziston që nga 1949 mes 2 vendeve masakra barbare te andarteve greke ndaj shqiptareve, maskrat e Çamërisë dhe vendosmëria e grekeve për të mos e zgjidhur kurrë cështjen Çame por vazhdojnë ta pengojnë në çdo nivel me çdo mënyrë dhe deklarimet e grekeve se Himara, Saranda, Gjirokastra i përket atyre trëgojnë atë që grekët kanë treguar që me 1821 asilimin e shqiptarëve me çdo kusht.

Ndërsa është Mishto më këto pikepamje e mbajti VATRËN për herë të parë në 107 vjet të heshtur për 2 vjet e gjysëm ndaj ektremizmit grek .

Duket se Mishto harron fjalët e Presidentit Amerikan Theodor Rooselvet që janë botuar dhe në gazetën Dielli – “Shqiperia fillon nga Ulqini deri në Prevezë”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re