Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit Antikorrupsion, të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thotë se ky institucion dublon Këshillin Kombëtar të Integrimit.

Sipas deputetes demokrate, procesi i integrimit dhe lufta kundër korrupsionit nuk kanë nevojë as për propagandë dhe as për fjalë të mëdha, por për angazhim.

Tabaku thekson se nëse duam realisht integrimin na duhet që të punojmë çdo ditë dhe mbi të gjitha kemi vullnet.  “Mazhoranca ka vite këndon këngën e gjinkallës, nuk ecën dot as me hapin e milingonës për këtë proces”, shkruan deputetja Jorida Tabaku në X.

“Ngritja e grupeve të përbashkëta të punës me institucione që janë e duhet të jenë të pavarura, nën varësinë e këtij komisioni, që është më shumë një partiak, cënon pavarësinë e institucioneve të pavarura”, shkruan Tabaku.

Tabaku: Të ngresh një institucion që dublon Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe që i merr sekretariatin dhe stafin e atashuar për #KKIE nuk është dialog dhe as gjithëpërfshirje aq më pak kërkesë për një të tillë. Por kjo është më e pakta pasi shqetësimet e drejta që ka ngritur @ISP_Institute në lidhje me këtë komision, janë sinjal alarmi.

Procesi i integrimit dhe lufta kundër korrupsionit nuk kanë nevojë as për propagandë dhe as për fjalë të mëdha. Por për angazhim që fatkeqësisht ka munguar e që mund të ishin bërë çdo ditë për 11 vite dhe duhen bërë çdo ditë që kalon.

Ngritja e grupeve të përbashkëta të punës me institucione që janë e duhet të jenë të pavarura, nën varësinë e këtij komisioni, që është më shumë një partiak, cënon pavarësinë e institucioneve të pavarura. Dublon pa kuptim funksionet që kryejnë komisionet parlamentare dhe cënon e ngushton rolin e opozitës në parlament duke dubluar tërësisht komisionet dhe Këshillat që drejton opozita.

Nëse duam realisht integrimin na duhet që të punojmë çdo ditë dhe mbi të gjitha kemi vullnet.  Mazhoranca ka vite këndon këngën e gjinkallës, nuk ecën dot as me hapin e milingonës për këtë proces.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re