Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot, ku ka njoftuar masat e reja anti-Covid. Komiteti tha se incidenca javore ka pësuar një ulje të ndjeshme.

“Komitet mendon se ka vend për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershori të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse (maskat) në ambientet e jashtme, por do të vijojë të mbahet në ambientet e brendshme dhe transport publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00”, tha Rakacolli.

“Duhet theksuar se pandemia nuk ka përfunduar.

Është e rëndësishme të vijojmë të zbatojmë masat, të mbajmë maskën, distancën, dhe të gjithë ata që dyshojnë për shenja të Covid-19 t’i referohen mjekut të familjes”, tha Fico.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re