Disa vendimet në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e COVID-19 në vend. Sipas zëvendës ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli, indikatorët monitorues të kësaj situate mbeten pak a shumë në të njëjtin nivel si dy javë më parë dhe ndonëse ka një përkeqësim të lehtë nuk do ketë ndryshim masash.

Fëmijët mbi 16 vjeç do të ftohen për t’u vaksinuar me lejen e prindit dhe rekomandimin e pediatrit duke filluar nga 1 nëntori. Do ftojmë për vaksinimi dhe fëmijët mbi 12 vjeç që paraqesin problematika shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re