Sipas një komiteti parlamentar në Knesset, Izraeli praktikon diskriminim ndaj palestinezëve në Kudsin Lindor në krahasim me banorët hebrenj.
Komiteti Shtetëror i Kontrollit në parlamentin izraelit tha se ka një boshllëk në shërbimet e ofruara për banorët arab të Kudsit, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë së Kudsit në krahasim me banorët hebrenj.

“Lagjet e Kudsit Lindor po digjen dhe për fat të keq ministri i Sigurisë Kombëtare (Itamar Ben-Gvir) po sillet si një elefant në një dyqan porcelani dhe po bën që të përfshihen individë të pa përfshirë”, tha Mickey Levy, kryetar i komisionit.

Levy paralajmëroi se “sjellja e tij e papërgjegjshme nuk i shërben sigurisë së shtetit të Izraelit dhe mund të sjellë ngjarje të rënda”.

Javëve të fundit, Ben-Gvir, kryetar i partisë së ekstremit të djathtë ‘Forca Hebreje’, ka vendosur të zgjerojë shtrirjen e rrëzimit të shtëpive palestineze në Kudsin Lindor të pushtuar.

Komiteti parlamentar në Knesset po ashtu tha se shkalla e varfërisë në Kudsin Lindor është 75 për qind, krahasuar me 29 për qind në mesin e banorëve hebrenj të qytetit.

“Nëse shteti nuk dëshiron të humbasë pjesën lindore të qytetit, qeveria (izraelite) duhet t’u ofrojë shërbime atyre”, theksoi Levy.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re