Komiteti Teknik i Ekspertëve është i bindur se pandemia në vendin tonë është në nivelin më të ulët.

Të mbledhur në një komunikim online nga kryeministri Edi Rama, ekipi i mjekëve që u kujdesën ta vlerësonin për strategjinë e ndjekur nga vetë ai në përballjen me virusin vdekjeprurës, ekspertët patën rastin t’ua komunikojnë vetë qytetarëve se situata është nën kontroll.

Këtë siguri koka e ekipit të Komitetit të Ekspertëve. Mira Rakacolli, e merr nga numri i ulët i të infektuarëve, pacientëve në terapi incesteve dhe rastet e jetëve të humbura.

Për të ruajtur këtë nivel në mos edhe më të mirë, me fillimin e Majit dhe me shtimin e masave lehtësuese, strategjia e re e ekspertëve është rritja e numrit të testimeve. 

Këtë mbledhje por edhe prezantim me qytetarët pas dy muajsh luftë me koronavirusin, siç e quan Edi Rama, kryeministri e shfrytëzoi për t’i dhënë një përgjigje dyshimeve të disa mjekëve, specialistë të shëndetit publik se virusi ka hyrë në Shqipëri para Marsit.

Shqetësimit se në Vjeshtë, koronavirusi do të kthehet më i fortë, infeksionisti Artan Kalo thotë se kjo nuk do të ndodhë.

Në përfundim të mbledhjes, pasi kreu i qeverisë bëri moderimin, Edi Rama tha se sfida e ardhshme, për të cilin po diskutohet në plan, është riaktivizimi i transportit urban, si brenda edhe jashtë qyteteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re