Sot në Këshillin e Europës, Komiteti Politik miratoi unanimisht propozimin e kreut të PD, Lulzim Basha për një rezolutë të Asamblesë Parlamentare që bën thirrje për konfiskimin e mbi 300 miliardë Euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Sipas Bashës, ky është një paralajmërim për çdo agresor në Europë apo kudo tjetër që përpiqet të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin e qëllim pushtim territoresh.

“Ky është një lajm i madh për mbështetësit e luftës së drejtë dhe mbrojtësit të Ukrainës, por është një paralajmërim për cdo agresor tjetër, në Evropë dhe gjetkë, e në veçanti për rajonin tonë jo pak të trazuar muajt e fundit, se kushdo që përpiqet të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin  apo të agresojë fqinjin me qëllim pushtim territoresh apo për të imponuar me forcë synimet e veta politike do të përballet me të njëjtat masa”, tha Basha në videomesazhin e tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re