Rritja e rasteve me kollë të mirë ka nxitur Komitetin Kombëtar të vaksinimit të rekomandojë shtimin në kalendarin bazë të vaksinimit të dy dozave kujtese joqelizore për sëmundjen Pertus.

Drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini shpjegon për RTSH se për cilat mosha vjen ky rekomandim.

“Për të bërë dy doza kujtese në mosha respektive 4 dhe 6 dhe më pas në moshën 13 vjeç. Rekomandimi aktual është një kombinim i kalendarit kombëtar më kollën e mirë që është qelizore me atë aqelizore me dozat e kujtesës në vazhdim”, tha Tomini.

Tomini sqaroi po ashtu dallimin mes një vaksine qelizore dhe jo qelizore. Sipas saj, diferenca qëndron te reagimi imunitar.

“Me 6-valente kemi një qetësi fiziologjike, pra nuk ka reagime më temperaturën e lartë, gjë që prindërit i shqetëson shumë kur bëjmë 5-valente ndërkohë kjo e fundit jep një imunitet shumë më të zgjatur. Pra ky kombinim sjell një kombinim sjell një imunitet më të zgjatur nëse do të bënim dozat e kujtesës me aqelizore”, shtoi ajo.

Aktualisht në sistemin publik ofrohet vaksina pentavalente qelizore për 5 sëmundje të ndryshme ndërsa në atë privat hegzavalente por aeqelizore.

Rekomandimi për dy doza kujtese pertus aqelizore shkon edhe për personelin mjekësor pediatrik dhe infektiv, si dhe për gratë shtatzëna pas javës së 26.

Nga 4 Doza tanimë fëmijët do të bëjnë 6 doza ndaj bakterit Pertus, duke shtuar vaskinën Joqelizore në moshën 4-5 vjec dhe në moshën 13 vjeç.

Shtimi i dozave përforcuese është i domosdoshëm sidomos tek ata fëmijë, prindërit e të cilëve kanë preferuar që t’i vlejnë në farmaci vaksinat e para të bebeve për shkak se jep më pak temperaturë, por qe sipas Silva Binos (shefe e departamentit të sëmundjeve infektive/ ISHP) ka mbrojtje me të ulet, sesa ajo qe injektohet nëpër konsultore.

Instituti i Shëndetit Publik ka një databasë për të gjitha vaksinat që kanë kryer fëmijët përfshirë edhet ato qe janë blerë dhe do të duhet që mjekët pediatër të njoftojnë prindërit se kur do të duhet të bëjnë dozat përforcuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re