Omicron mbërrin në Shqipëri. Variani i fundit i koronavirusit me sa duket ndodhet në Shqipëri, ku janë konfirmuar dy raste. Lajmi bëhet i ditur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve mëngjesin e sotëm, gjatë daljes publike. Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli tha se megjithatë në Shqipëri vijon të mbizotërojë varianti Delta.

Prania e Omicron është konfirmuar pas dërgimit të mostrave në Gjermani. Sipas Rakacollit situata paraqitet e qëndrueshme si në rastet ditore dhe në rastet që kërkojnë trajtim spitalor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re