Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia në lidhje Skype për Fax News u shpreh se shëndetësia është në një situatë të degraduar si asnjë herë më parë pasi qytetarët paguajnë shumë herë më tepër në marrjen e çdo shërbimi shëndetësor, ndërsa Shqipëria është në vend të fundit sa i përket stafit mjekësore në lidhje me vlerësimin financiar.

Ndërsa në lidhje me kandidimin e mjekes Çomo ai tha se kjo tregoi qartë se Komiteti i Ekspertëve ishte mburojë e dështimit të qeverisë pasi ka qenë e dominuar nga propaganda dhe kishte një tendencë për të fshehur vendimet e dështuara apo mungesën e veprimeve.

“Sot shëndetësia shqiptare ndodhet në një situatë si asnjë herë më parë degradimi . Sot qytetarët shqiptarë jo vetëm që nuk kanë shëndetësi falas, por paguajnë rreth 60 % të shpenzimeve për shëndetësinë pikërisht nga xhepat  e qytetarëve shqiptarë.

Sot qytetarët shqiptarë paguajnë  shumë herë më tepër në marrjen e çdo shërbimit shëndetësor.

Jemi në vend të fundit krahasuar me çdo vend të rajonit jo më të Evropës, sot mjekët dhe personeli shqiptarë  janë në vend të fundit përsa i përket vlerësimit financiar.

Numri i mjekëve shqiptarë krahasur me numrin e banorëve është përsëri më i ulët edhe në rajon , Shqipëria gjendet me 2.1mjek për 1 mijë banorë.

Ishte një tjetër demostrimi i faktit që ai Komitet Ekpertësh në një farë mënyre ka qenë një mburojë për dështimin e kësaj qeverie në përballjen e Covid-19.

Kemi pasur një dominim të propagandës qeveritare dhe të propagandës së kryemintrit Rama  mbi çdo mendimi të pamvarur apo mendim ekpertësh, ishte evidente ajo çfarë vendoste apo kush vendoste në një situatë kaq kritike, ishin pikërisht qeveria dhe strukturat e saj dhe kishte një tendecë për t’i fshehur vendimet e dështuara të tyre apo mungesën e veprimeve me mburojën e një komiteti ekspertësh”, tha Spahia.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re