Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka inspektoi nga afër stërvitjen e Forcave të Armatosura dhe ka theksuar se Stërvitja “#Kompaktësimi2018” shërben edhe për përgatitjen e xhenierëve të rinj.
 
Gjithashtu ministrja përgëzoi xhenierët, jo vetëm për angazhimin në këtë stërvitje, por edhe për rehabilitimin e 16 km rrugë rurale nga Muhuri në Selishtë të zonës së Dibrës.
 
“Këto stërvitje i keni të zakonta për t’u mësuar profesionin oficerëve tanë më të rinj, për përmbushjen e misionit të FA-ve, por edhe për të evidentuar dhe për të theksuar bashkëpunimin civilo-ushtarak dhe për t’i ardhur në ndihmë komunitetit. Kjo stërvitje në fakt i vjen në ndihmë gjithë këtij rajoni me përmirësimin e infrastrukturës këtu, duke lidhur edhe shkollat edhe qendrat shëndetësore, dhe pastaj lehtëson lëvizjen e banorëve nga këtu me akset kryesore, duke qenë se është një zonë goxha e izoluar edhe dimri mund të jetë shumë i vështirë.”
 
Segmenti rural Muhur-Selishtë, i rehabilituar nga batalioni i xhenios, është i gjatë rreth 16 km dhe përveçse mundëson lëvizjen e forcave dhe mjeteve të FA-ve, lehtëson edhe lëvizjen e banorëve të zonës.
 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re