Koordinatori politik i Rithemelimit për Tiranën, Belind Këlliçi ka denoncuar sërish të tjera pagesa që janë kryer nga kompania e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit të cilat sipas tij tregojnë se si janë zhdukur fondet e buxhetit të shtetit.

Sipas Këlliçit, firmat e Zotos dhe Mëritit i kanë paguar një agjencie turistike vlerën e 1.6 milionë eurove.
Për këto ish-deputeti demokrat ka ngritur një sërë pyetjesh, ndërkohë që i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë këtë skemë. “Integrated Technology Services, në pronësi të Zotos, i ka paguar plot 105.682.680 lekë ose rreth 1 milionë euro kësaj agjencie turistike.

Integrated Energy BV SPV, apo e thënë më thjeshte kompania e Inceneratorit të Tiranes që nuk ekziston, i ka paguar nga llogaritë e saj në dy banka të nivelit të dytë shumën: 46.834.789 lekë ose rreth 460.000 euro dhe 103.992 euro.

2 kompani që do të duhej të shpenzonin paratë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe përpunimin dhe djegien e mbetjeve në landfill, i kanë paguar një agjencie turistike rreth 1.6 milionë euro.

Pyetjet që me të drejtë lindin janë:  A kanë shërbyer këto pagesa për të mbuluar udhëtimet dhe  pushimet luksoze të zyrtarëve e qeveritarëve shqiptarë?

A janë këto pagesa që kanë mbuluar udhëtimet me chartera të drejtorëve të Bashkisë Tiranë?

A janë këto pagesa qoka për ndonjë qeveritar të lidhur me këtë aferë dhe ende të pa hetuar?

A mos janë këto pagesa një formë për të zhdukur milionat e eurove të vjedhura nga buxheti i shtetit, ose thënë thjeshtë, paratë e shqiptarëve? Deri më sot SPAK ka heshtur dhe nuk ka bërë asnjë hetim në lidhje me këtë aferë të re që përfshin këtë të ashtuquajtur Agjenci Turistike, por denoncimi ynë nuk ndalet me kaq. Në datën 7 dhjetor 2021, vetëm 6 ditë përpara se të firmosej urdhër arresti për Klodian Zoton, kompania ITS shpk firmos një deklaratë noteriale me kompaninë ONE EXPLORER.

Sipas kësaj kontrate noteriale që e shihni në ekran, ITS i jep hua ONE EXPLORER shumën e 150.000 eurove.

Për çfarë po i transferonte këto para Klodian Zoto tel’ kjo kompani vetëm 6 ditë përpara se të arratisej?

Mos ndoshta për charterin e radhës? Mos ndoshta për pagesa që lidhen me kompanitë offshore?”, thekson Këlliçi.

DEKLARATA E KORDINATORIT POLITIK TE TIRANES, BELIND KELLIÇI:

Tashmë të gjithë e dimë sesi prestanomet, Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, nën urdhrat e pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, ngritën një skemë për të vjedhur dhe zhdukur paratë e buxhetit të shtetit, diku duke përdorur pensioniste e diku duke mos kursyer as te vdekurit.

Partia Demokratike prej disa muajsh po ndjek pikërisht këtë skemë.

Javën e kaluar treguam me fakte sesi kompania e Zotos, zotëronte disa apartamente brenda dhe jashtë vendit, për të cilat SPAK vijon të heshtë dhe të mos thotë anjë fjalë.

Sot është momenti t’iu tregojmë një tjetër rast.

Agjencia Turistike ‘ONE EXPLORER’, në pronësi të shtetasit Juventin Cere, i cili rezulton të jetë arrestuar më parë për mashtrim, ka përfituar miliona euro pagesa nga Inceneratori fantazmë i Tiranës.

Integrated Technology Services, në pronësi të Zotos, i ka paguar plot 105.682.680 lekë ose rreth 1 milionë euro kësaj agjencie turistike.

Integrated Energy BV SPV, apo e thënë më thjeshte kompania e Inceneratorit të Tiranes që nuk ekziston, i ka paguar nga llogaritë e saj në dy banka të nivelit të dytë shumën: 46.834.789 lekë ose rreth 460.000 euro dhe 103.992 euro.

2 kompani që do të duhej të shpenzonin paratë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe përpunimin dhe djegien e mbetjeve në landfill, i kanë paguar një agjencie turistike rreth 1.6 milionë euro.

Pyetjet që me të drejtë lindin janë:  A kanë shërbyer këto pagesa për të mbuluar udhëtimet dhe  pushimet luksoze të zyrtarëve e qeveritarëve shqiptarë?

A janë këto pagesa që kanë mbuluar udhëtimet me chartera të drejtorëve të Bashkisë Tiranë?

A janë këto pagesa qoka për ndonjë qeveritar të lidhur me këtë aferë dhe ende të pa hetuar?

A mos janë këto pagesa një formë për të zhdukur milionat e eurove të vjedhura nga buxheti i shtetit, ose thënë thjeshtë, paratë e shqiptarëve? Deri më sot SPAK ka heshtur dhe nuk ka bërë asnjë hetim në lidhje me këtë aferë të re që përfshin këtë të ashtuquajtur Agjenci Turistike, por denoncimi ynë nuk ndalet me kaq. Në datën 7 dhjetor 2021, vetëm 6 ditë përpara se të firmosej urdhër arresti për Klodian Zoton, kompania ITS shpk firmos një deklaratë noteriale me kompaninë ONE EXPLORER.

Sipas kësaj kontrate noteriale që e shihni në ekran, ITS i jep hua ONE EXPLORER shumën e 150.000 eurove.

Për çfarë po i transferonte këto para Klodian Zoto tel’ kjo kompani vetëm 6 ditë përpara se të arratisej?

Mos ndoshta për charterin e radhës? Mos ndoshta për pagesa që lidhen me kompanitë offshore?

Sigurisht të gjitha këto transaksione bëheshin nën hundën e SPAK, i cili nën presionin e Erion Veliajt, nuk tentoi kurrë të ndjekë paratë e buxhetit të shtetit, pasi nuk ka leje apo miratim për të prekur paratë e pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës, paratë ë korrupsionit të Erion Veliajt.

Personalisht dhe në emër të Grupit të Ekspertëve në PD, garantoj qytetarët se kam marrë angazhimin e plotë që kjo skemë korruptive do të zbardhet deri në fund.

Javët në vijim do të bëjmë publike kompani dhe përfitues të tjerë nga afera e shekullit. Do bëjmë gjithashtu publike vjedhjen dhe abuzimin me pronën mbi të cilën duhej të ndërtohej Inceneratori i Tiranës. Por mbi të gjitha do të bëjmë publike skemën e plotë të kompanive OFFSHORE që janë përdorur për të zhdukur paratë e taksapaguesve Shqiptarë.  Deri atëherë jam i bindur se SPAK do të vijojë gjumin letargjik dhe drejtësinë me regji. Por ne nuk do të ndalemi. Nuk do të  ndalemi në mbrojtje të interesit publik dhe Ilogaridhënies para qytetarëve. Shqipëria duhet një orë e më parë të çlirohet nga banda që ka kapur prej fyti qeverinë dhe të ardhmen e shqiptarëve. O sot, o kurrë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re