Prokurorja e New York-ut Susan Hoffinger akuzoi të hënën kompaninë e ish-presidentit Donald Trump, për mashtrim të autoriteteve tatimore amerikane për 15 vjet.

Ajo tha në gjyqin e saj të mashtrimit tatimor përpara një jurie në New York se Organizata Trump, një kompani e pasurive të paluajtshme, midis 2005 dhe 2021 u ofroi përfitime drejtuesve, përfshirë shefin financiar Allen H. Weisselberg.

Bëhet fjalë, ndër të tjera, për marrjen me qira të një makine pa raportuar në organet tatimore.

“Ky është një rast lakmie, mashtrimi dhe evazioni fiskal. Mashtrimi është projektuar, zbatuar dhe miratuar në nivelet më të larta të kompanisë”, tha Susan Hoffinger.

Donald Trump nuk është paditur

Nëse paditësi provohet fajtor, kompania mund të përballet me një gjobë prej 1.6 milionë dollarësh.

Donald Trump nuk u akuzua në këtë rast dhe përfaqësuesi i kompanisë deklaroi se në padinë që u ngrit kundër tyre nuk kishte elemente faji.

Allen Weisselberg, CFO për një kohë të gjatë i Organizatës Trump, pranoi të dëshmonte si dëshmitar i prokurorisë në gjyq, si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë për të marrë një dënim pesë-mujor burg.

Weisselberg, i cili u padit së bashku me kompaninë vitin e kaluar, pranoi në gusht se ishte përfshirë në një rast mashtrimi tatimor duke nënvlerësuar të ardhurat e tij dhe të punonjësve të tjerë të kompanisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re