Njoftohet se kompania franceze e ndërtimit Vinci është akuzuar se ka detyruar punëtorët të punojnë në kushte çnjerëzore në Katar.

Në një deklaratë të bërë nga Vinci, thuhet se zyrtarët e grupit të filialit të kompanisë Vinci Constructions Grands Project (VCGP) do të dëshmojnë si pjesë e një hetimi për kushtet e punës në kantieret e ndërtimit në Katar.

Sipas lajmit të Le Parisien, zyrtarëve të Vinci-t do t’u merret dëshmia të mërkurën nga një gjykatës hetues në lagjen Nanterre të Parisit.

Organizata joqeveritare Sherpa, në një hetim të hapur në nëntor 2015 pas ankesave nga Komiteti Modern kundër Skllavërisë dhe 7 punëtorë me origjinë indiane dhe nepaleze, zbuloi se VCGP dhe nëngrupi i saj në Katar kishin kryer skllavëri, trafikim njerëzor, vendosje në kushteve çnjerëzore të punës, rrezikim të qëllimshëm dhe mbulim të krimeve.

Sherpa pretendon se kompania Vinci ka marrë pasaportat e punëtorëve për të punuar 66 deri në 77 orë në javë për paga të ulëta në projektet e Kupës së Botës 2022 që do të nisë në Katar dhe shumë punëtorë janë detyruar të qëndrojnë në ambiente të ngjeshura dhe jo të shëndetshme.

Zyrtarët e kompanisë që mohojnë akuzat argumentojnë gjithashtu se filialet e tyre në Katar nuk janë të përfshira në projekte që lidhen me Kupën e Botës që do të mbahet në vend dy javë më vonë.

Sipas vendimit të gjyqtarit hetues, hetimi ndaj kompanisë Vinci mund të thellohet dhe të çohet në gjykatë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re