Shkaku i shpërthimit gjatë kësaj jave në një cisternë norvegjeze në Gjirin e Omanit mbetet ende i panjohur – tha kompania Frontline e anijes, duke shtuar se mundësia e “gabimit mekanik apo njerëzor” ishte përjashtuar.

“Kompanitë dhe të tjerët, duke përfshirë zyrtarët e qeverisë, do të hetojnë plotësisht rastin në mënyrë që të zbulojnë shkakun”, tha kjo kompani.

Kompania njoftoi se shpërthimi i tankerave ndodhi të enjten rreth orës 7 të mëngjesit me kohën e Evropës Qendrore, menjëherë pas kalimit të ngushticës së Hormuzit.

Duke kujtuar tensionin në rritje në rajon dhe duke pritur informacion të plotë mbi shkaqet e shpërthimit në Front Altair, kompania njoftoi se do të ishte “jashtëzakonisht e kujdesshme në lidhje me kontratat e reja në rajon” dhe do të konsultohet me ekspertët e sigurisë.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Iranin për këtë rast, si dhe për të tjera të ngjashme në zonë, ndërsa Teherani shkarkon përgjegjësinë nga vetja.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re