Skip to content

Kompania “Fusha” ndërtoi mure betoni në Banjat e Bënjës, vaskat termale nuk mbajnë nivelin e ujit

WhatsApp Image 2026 06 25 at 3.48.00 PM

Pas restaurimit, Banjat e Bënjës në Përmet po hasin probleme me nivelin e ujit në disa vaska, në një moment kur zona hyn në periudhën e fluksit më të lartë turistik

Shqetësimet janë bërë më të dukshme me afrimin e sezonit veror, kur rënia e prurjeve natyrore ndikon drejtpërdrejt në furnizimin me ujë të vaskave termale.

Raportime të ditëve të fundit flasin për vështirësi në mbajtjen e nivelit të ujit, ndërsa në një prej vaskave më të frekuentuara problemi është më i rëndë. Sipas informacioneve, një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë situatë është edhe lartësia e murit rrethues të vaskave, i realizuar pas restaurimit.

Projekti i rikualifikimit është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe është zbatuar nga kompania “Fusha sh.p.k” e biznesmenit Shkëlqim Fusha.